Qeveria miratoi programin e ndërhyrjes për mbështetjen në bujqësi për vitin 2024. Njëra nga masat është edhe përkrahja financiare për luledielli i dorëzuar në objektet e regjistruara për blerje direkt ose përmes një blerësi, ku ekonomitë bujqësore do të mbështeten me 5 denarë për luledielli të dorëzuar te blerësit e regjistruar.
Shoqata e fermerëve prodhues të lulediellit së bashku me drejtorin e “Kristal 1923”, Goranço Lazov, pas përfundimit të sezonit, së bashku kanë kërkuar nga Qeveria mbështetje për kulturën e re, e cila është reduktuar shumë për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike.
– Për shkak të motit të keq rendimenti është shumë i ulët, 1200 tonë për hektar, i cili në krahasim me vitin e kaluar është reduktuar ndjeshëm. Gjithashtu çmimi është më i ulët se vitin e kaluar, kështu që jemi në situatë të mendojmë nëse do të vazhdojmë me këtë prodhimtari – tha fermeri Mile Kebakoski nga Prilepi./Lajmi i plotë.