Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka realizuar sot në Lion të Francës një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Polici Kriminalistike (Interpol), Jirgen Stock, transmeton Almakos.
Interpoli do të nënshkruajë një marrëveshje për njohjen e dokumentit të udhëtimit të Interpolit. Takimi i sotëm është vlerësuar i rëndësishëm nga MPB-ja e Maqedonisë, meqë vizita e sotme vjen në një kohë të sfidave serioze në nivel global.
“Lufta efikase kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm varet nga shpejtësia e këmbimit të informacioneve që kemi”, thuhen në njoftimin e MPB-së, nga ku sqarojnë se Stock ka vlerësuar lartë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për reforma në MPB dhe bashkëpunimin profesional me Interpolin.
Me këtë marrëveshje, Maqedonia do të njohë dokumentin e udhëtimit dhe do të përjashtojë nga viza pas hyrjes /ose daljes nga shteti mbajtësit e saj gjatë kryerjes së detyrave zyrtare brenda fushëveprimit të kompetencave të Interpolit.
Ministri Spasovski më herët në takimin me Stok me Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit tha se lufta efektive kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm … varet sa shpejt do të kemi shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave.
“Kjo është një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht në kohën kur kemi sfida serioze në nivel global. Është kënaqësi e madhe që Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, pranoi përpjekjet që po bën Maqedonia për reformat në Ministrinë e Brendshme, si dhe për qasjen profesionale në bashkëpunimin me Interpol”, tha Spasovski pas takimit me Stok.
Ai ftoi Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit të vizitojë Republikën e Maqedonisë, për të cilën do të thuhet se është me rëndësi të veçantë për dërgimin e një mesazhi për luftën e përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit dhe kundër të gjitha sfidave globale./Almakos

