Qeveria duhet të sjell vendim për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Poashtu, duhet të jepet vendim përfundimtar që uniformat, kartëmonedhat, letrat me vlerë të jenë edhe në gjuhë tjetër, përpos maqedonishtes. Pas këtij vendimi qeveria e Maqedonisë do të merr mendim nga Komisioni i Venecias, si vëzhgues për zbatimin e kushtetutës.
Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji thotë se duhet të merret mendimi final i qeverisë si dhe sëbashku me tre normat e kontestuara, të cilat parashihen në ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të dërgohen në Komisionin e Venecias, ku edhe do të jepet mendim nga i njejti Komision.
“Vendimi i qeverisë është që, pasi kuvendi ta sjell ligjin për përdorimin e gjuhëve, ai sëbashku me tre normat e kontestuara që kanë të bëjë me uniformat e ushtrisë dhe paratë, të dërgohet në mendim deri te Komisioni i Venedikut”, tha ministi i drejtësisë Bilen Saliji, për Almakos.
Ligji për përdorim e gjuhëve ka tre muaj që është përgaditur dhe sot është në procedurë parlamentare. Sipas ministrit Saliji, këto ditë pritet që të diskutohet mbi propozimet e dërguara nga aktorët politik nga ana e Komisionit për çështje evropiane.
“Propozim Ligji, për përdorimin e gjuhëve është akoma në procedurë parlamentare. Ditët në vijim do të caktohet komisioni për çështje Evropiane, ku do të diskutohet lidhur me amandamentet e dërguara”, tha ministi i drejtësisë Bilen Saliji, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com