Dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga donatori i ndjerë, familja e të cilit dje pas dite pranoi t’i dhuronte organet, njoftoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
Sali paralajmëroi se gjithashtu, në ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë, duke vendosur theksin tek transplantimet si strategji e Ministrisë për të shpëtuar pacientët nga sëmundjet e rënda.
“Koordinatorja Nacionale, dr. Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit, së bashku me ekipet e Klinikës së Neurokirurgjisë, KARIL-it, Institutit të Radiologjisë, Klinikës së Transfuziologjisë, Klinikës së Nefrologjisë, Klinikës së Kardiologjisë dhe Klinikës Kirurgjike të Urologjisë dhe Ortopedisë, këtë fundjavë kanë kryer me sukses transplantin e tretë radhazi që nga fillimi i vitit”, deklaroi Sali.
Ai ka falënderuar familjen e pacientes së ndjerë, veçanërisht vajzën e saj të re, trimëria, guximi, humanizmi dhe mirësia e së cilës na sollën ditë plot shpresë dhe jetë për të paktën dy pacientë.
“Edhe një herë, ngushëllime për humbjen e pësuar dhe mirënjohje për humanizmin e tyre”, tha Sali.
Data 08.02.2025
Aktuale
- Parashikimi i motit për sot: Diell dhe vranësira mbi Kosovë
- Tentoi ta p*rdhunojë dhe e dogji të gjallë, pas vrarësi shqiptar i 12-vjeçares Zenaida Selimaj del në gjyq 14 vite pas krimit! Vdekja e të miturës u konsiderua v*tëvrasje, por… Si u zbulua e vërteta
- Pas deklaratës së Gjestit, Xumi i bën thirrje produksionit për marrje masash
- Habit Krisa: 20 vjeç kisha tërheqje ndaj vajzave
- Nihuni me sozinë e Gjestit/ Jo vetëm që ngjajnë por do dhe Eglin (FOTO)
- Nesër ftohtë me mjegull të mëngjesit nëpër lugina
- Zyrtarë dhe aktivist të VLEN-it në tubimin përmbyllës të Albin Kurtit në Prishtinë
- Fejohet Xheneta Fetah? Veprimi i saj i fundit habiti të gjithë