Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşuğlu, pas daljes së rezultateve jozyrtare dhe fitores në referendumin e sotëm për ndryshimet kushtetuese, ka marrë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme.
Krahas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, Çavuşoğlu ka marrë mesazhe urimi edhe nga homologët e tij të Hungarisë, Katarit, Arabisë Saudite, Sudanit dhe Kenias.