Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, në ditën e policisë ka thënë se reformat e thella në këtë institucion do të duhet të vazhdojnë për të pasur prosperitet dhe progres.
“Policia e shtetit duhet të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët. Siguria Shtetërore dhe ajo publike kërkon vetëm dhe vetëm profesionalizëm…Të gjithë bashkë të angazhohemi që një ditë e më parë i tërë efektivi i policisë të vihet në shërbim të shtetit dhe shoqërisë””, ka deklaruar ministri Nuhiu, përcjell SHENJA.

