Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka dënuar ashpër sulmin që u bë mbrëmë ndaj gazetarëve të A1on. Sipas tij, MPB do të përdor të gjithë kapacitetet e saj për të zbardhur rastin.
“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë demokratike, të grumbullohen në vende publike dhe të shprehin mendimet e tyre, por Ligji për rendin publik duhet të respektohet”, ka thënë Nuhiu.
Në lidhje me sulmin janë identifikuar 12 persona me të cilët do të realizohen biseda shtesë.
Nga SPB Shkup po ndërmerren të gjitha masat për të vërtetuar motivin e sulmit si dhe zbardhjen e plotë të rastit.