Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski qëndroi për vizitë pune në Podgoricë në suaza të së cilës mori pjesë në takimin e ministrave dikasterial nga Ballkani Perëndimor përgjegjës për administratën dhe shoqërinë informatike me temë “Agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor”.
Në takim, kumtuan nga Ministria është biseduar për obligimet të cilat dalin nga agjenda digjitale, të cilat janë pjesë edhe prej konkluzioneve nga Samiti i parë digjital që u mbajt në Shkup.
Krahas ministrit Mançevski, në takim kanë marrë pjesë eurokomisarja për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel, ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, Suzana Pribiloviq, drejtoresha e Shkollës rajonale për administratës publike, Ratka Sekuliq, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës të Shqipërisë, Dorina Çinari, ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Jagçilar, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian të Malit të Zi, Aivo Orav.
Ministri Mançevski është përqendruar në aktivitetet momentale në të cilat punon MSHIA, ndërsa janë në kontekst të digjitalizimit të Maqedonisë.
“Maqedonia për herë të parë hapëron përpara në sigurimin e qasjes së sistemuar në realizimin e aktiviteteve të parapara. Në këtë kontekst e përgatitëm Strategjinë e parë për të dhëna të hapura, së bashku me Planin e veprimit dhe Strategjinë e parë për siguri kibernetike. Gjithashtu, për herë të parë definohen rajonet ku nuk ekzistojnë rrjete të shpejta dhe ultra të shpejta komunikimi apo operatorë në tre vitet e ardhshme nuk kanë plane për investime në rrjete të tilla. Kjo ka për qëllim kontrollin e resurseve të telekomunikacionit, që të munden në mënyrë efikase të shfrytëzohen në të ardhmen dhe të mos dyfishohen investimet”, ka theksuar ministri Mançevski.
Duke folur për sigurinë kibernetike, ministri e ka prezantuar idenë për hapjen e akademisë rajonale për siguri kibernetike në Maqedoni, për të cilën paraprakisht ka biseduar edhe me eurokomisaren, Maria Gabriel.
Në takim janë këmbyer përvoja dhe janë prezantuar aktivitetet e planifikuara të cilat janë pjesë nga zhvillimi i shoqërisë digjitale dhe realizimin e qëllimeve të cilat janë definuar në agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor.