Ministria e Drejtësisë ka pranuar iniciativën e Këshillit Gjyqësor- Mediatik për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit për Menaxhimin e Lëvizjes së lëndëve.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor-Mediatik, ministri Lloga ndan të njëjtin mendim me KGjM-në se në interes të transparencës është e nevojshme që vendimet gjyqësore jofuqiplota të shkallës së parë të publikohen në faqet e gjykatave.
Gjithashtu, u dakordua që ndryshimet të përfshihen në Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit Gjyqësor 2023-2027.
“Mediat do të kenë qasje në vendimet jo të plotfuqishme të shkallës së parë në faqet e internetit të gjykatave. Me ndryshimet e ligjit do të mundësohet publikimi i aktgjykimeve jo të plotfuqishme të shkallës së parë në web faqen e gjykatës me një masë të veçantë: Qasja e opinionit publik në aktgjykimet jo të plotfuqishme të shkallës së parë me ndryshime në Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata.”, thuhet në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Drejtësisë.
Nënkryetarja e KGjM-së dhe njëherit gjykatësе në Gjykatën Themelore Civile Shkup, Emilia Shopar-Jovanova, thotë se qëllimi i Këshillit është transparenca në gjyqësor, prandaj dhe është dorëzuar kjo iniciativë.