Qendra e re klinike përfundimisht do të dislokohet, vendosi Qeveria. Lokacioni i ri, ashtu siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të jetë në lagjen në Zllokuqan, në afërsi të Spitalit Psikiatrik të lagjes “Bardovcë”. Lokacioni i fundit, ashtu siç tha ministri, nuk është vendi më i mirë për funksionim të mëtutjeshëm të Qendrës Klinike.
“Ai vend është i ngufatur. Në atë vend madje edhe me projektin e ri nuk do të arrihej zgjidhje e mirë komunikacioni. Nuk ka pasur vende të mjaftueshme për parking dhe rruga Vodnjanska edhe më tej do të ngelej e ngushtë për qytetarët që jetojnë në rrethinë, ndërkaq njëkohësisht nuk do të sigurohej qasje e mirë deri te shërbimet spitalore. Projekti i ri nuk do të na siguronte qendrën moderne klinike siç janë në vendet e zhvilluara”, tha Filipçe.