Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, zhvilloi sot takim pune me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda.
Në këtë takim ministri Ademi e ka përshëndetur vendimin e Japonisë për të hapur ambasadë rezidente në Republikën e Maqedonisë – që është një mundësi shtesë për forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Ambasadorja japoneze Haneda gjatë këtij takimi e ka theksuar mbështetjen e Japonisë për aspiratat euroatlantike të vendit tonë. Ajo ka shtuar se Japonia, si një mike e Maqedonisë, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e vendit tonë në sfera të ndryshme, duke përfshirë kulturën.
Ministri i Kulturës Ademi në këtë takim ka shprehur interesim për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor me Japoninë, që mund të arrihet duke nënshkruar dokumente ndërshtetërore, si dhe me angazhimin më të madh të të dyja palëve përmes shkëmbimit të projekteve dhe prezantimeve të ndërsjella të trashëgimisë kulturore, traditës dhe zakoneve.
Në takim u nda informacioni se me iniciativë të Japonisë, më 1 dhe 2 tetor të vitit 2019 do të zhvillohet shënimi zyrtar 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Maqedonisë. Është rënë dakord që më 1 tetor të vitit të ardhëm të realizohet performansë teatrale, kurse ditën e ardhshme të mbahet punëtori.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren një sërë aktivitetesh për intensifikimin e marrëdhënieve në sferën e kulturës të cilat, në të njëjtën kohë, do të përfaqësojnë një konfirmim për marrëdhëniet e fuqishme miqësore mes dy vendeve.
Data 13.09.2025
Aktuale
- “Më doli një dhelpër përpara!”- 45 vjeçarja aksidentohet me motoçikletë, përfundon në spital me plagë të shumta
- Gjendet një sasi lënde plasëse në një objekt në pronësi të Vangjush Dakos, policia bën shpërthim të komanduar
- Bujar Osmani prezanton projektin “Çair 2040” së bashku me arkitektin e njohur Michel Rojkind
- Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë
- VLEN zyrtarizon Zekerija Berishën si bartës liste për Qytetin e Shkupit
- Ministria e Shëndetësisë: Po e ndjekim gjendjen me zjarrin në Trubarevë, jemi në koordinim me të gjitha institucionet kompetente
- “Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë!”- Ngjarjet në Shkodër, ish-prokurori: Grupet nisen për të marrë gjak dhe përfundojnë në… Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë
- Fushata zgjedhore në Kosovë: Një mundësi për ndryshim dhe angazhim qytetar