Presidenti Gjorgje Ivanov duhet menjëherë të dorëzoj mandatin për Qeveri dhe t’i vihet fundi bllokadës në Maqedoni, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel.
“Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga presidenti I Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare që tani të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i vendosin fund bllokadës. Ka shumicë parlamentare në Kuvend,e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve. Shkalla e pasigurisë, të cilën e kemi momentalisht dhe gjatë së cilës përsëri zgjohen emocionet e vjetra është rrezik i madh. Për këtë dëshirojmë të angazhohemi për atë që në tërë Ballkanin Perëndimor, ndërsa posaçërisht në raport me situatën aktuale në Maqedoni, të kihet kujdes që të vihet në vendosjen e bashkëjetesë të qetë dhe demokratike”, ka thënë Zigmar Gabriel, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.