Ministri i jashtëm gjerman Zigmar Gabriel ka dënuar dhunën në Kuvend dhe ka bërë thirrje për formim të Qeverisë si hap i ardhshëm pas zgjedhjeve, përcjell SHENJA.
“Tani kemi përjetuar, në Maqedoni, kandidat për anëtarësim në BE, të sulmohet Kuvendi, të sulmohet deputetët dhe aty të mbisundojë atmosferë e cila aspak nuk është në pajtueshmëri me atë që ne e presim në Evropë. Aty duhet tani përfundimisht të formohet Qeveri, sepse ka pasur zgjedhje demokratike. Atë që deri më tani partia në pushtet e ka refuzuar atë, që mbështetësit e saj sulmojnë Kuvendit, goditin deputetët nuk është aspak e pranueshme. Kjo duhet menjëherë të ndërrohet dhe duhet të jetë sinjal i qartë prej këtu, në Maltë”, ka thënë ai. /SHENJA/