Ministri bullgar për Punë të Jashtme, Svetlan Stoev sot ka dërguar urim me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton Pres shërbimi i MPJ-së bullgare.
Siç bën të ditur korrespondenti i MIA-s në Sofje, ministri Stoev ka theksuar se Bullgaria ka qenë vendi i parë në botë që e ka pranuar pavarësinë e Republikës së atëhershme të Maqedonisë, ndërsa ndihma e treguar bullgare për synimet e shtetit të rinj ka qenë hap i natyrshëm që vjen nga mendimi publik dhe si dëshmi ka peshën historike.
“Në 30 vitet e fundit, mbështetja e Bullgarisë nuk ka qenë asgjë më shumë përveç një akti vetëmohues të miqësisë dhe besimit të fortë në të ardhmen e përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Çdoherë kur Republika e Maqedonisë së Veriut përballet me probleme serioze, Bullgaria është e gatshme të ndihmojë, pa dallim sfidave të saja”, ka thënë ministri bullgar Stoev në fjalimin dërguar deri te ministri për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ai poashtu ka rikujtuar në pritjet e mëdha të viteve të hershme të 90-ta se ndryshimet politike në shtetin e saponjohur do të sjellin mundësinë e tejkalimit të ndarjeve artificiale imponuara nga njerëzit e dy anëve të kufirit.
“Rënia e shumëpritur e ‘murit’ mes nesh u tregua si proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Shkatërrimi i saj i plotë ende kërkon vullnet të fortë politik dhe guxim për çrrënjosjen e perceptimeve negative dhe stereotipave”, ka thënë Stoevi.