Uniformat blu kanë referuar materialet pranë Prokurorisë së Posaçme për deputetët e opozitës, të cilët një ditë më parë krijuan kaos në sallën e Kuvendit. Një hap i tillë ishte paralajmëruar e më herët ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili përmes një postimi u shpreh se janë marrë masat e nevojshme për dërgimin e tyre në SPAK.
Në këtë listë të gjatë janë të përfshirë emrat e deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Flamur Noka akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal.
Gazment Bardhi akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal.
Bledion Nallbati akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal.
Deputetët e tjerë po përballen me akuzën e kryerjes së veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
NJOFTIM
Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
– F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
– G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
– B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
– F. H., 56 vjeç,
– Xh.M., 57 vjeç,
– L.G., 52 vjeç,
– A.Gj., 50 vje
– I.Zh., 37 vjeçe,
– L.M., 47 vjeçe,
– D.S., 59 vjeç,
– L.B., 61 vjeç,
– L.H., 57 vjeç,
– A.D., 57 vjeç,
– E.B., 51 vjeç,
– E.Xh., 39 vjeçe,
– S.K., 40 vjeçe,
– S.K., 43 vjeç,
– E.S., 66 vjeç,
– K.M., 62 vjeç,
– V.D., 56 vjeç,
– M.K., 50 vjeçe;
– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.