Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obigimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi.
Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për shitjen e pajisjeve shkollore me pakicë dhe shumicë, që do të jetë i vlefshëm nga 15 gushti deri më 15 shtator të vitit 2025.