Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku dhe kryetarët e 12 komunave do të nënshkruajnë marrëveshje për ndarjen e mjeteve financiare pushteteve lokale për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Mjetet janë ndarë në përputhje me Programin për investim në mjedisin jetësor për vitin 2017.
Nënshkrimi do të bëhet në Kabinetin e ministrit Duraku në orën 13:00 (ndërtesa e RTVM-së, kati i 10-të).