Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministri i Brendshëm bullgar Daniel Mitov, raportoi BGNES.
“Në periudhën nga 1 janari 2007 deri më 17 qershor 2025, u janë lëshuar 216,594 pasaporta qytetarëve bullgarë për të cilët ka informacion për një shtetësi të dytë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ministri i Brendshëm.
Në këtë drejtim, ai theksoi se baza për lëshimin e një pasaporte bullgare lind me fitimin e shtetësisë bullgare nga individët, duke pasur parasysh se sipas Ligjit për dokumentet personale të Bullgarisë, një pasaportë u lëshohet vetëm qytetarëve bullgarë.