Ministri Shtetëror britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Duncan, arriti në Shkup ku filloi takimet me liderët e partive politike.
Ministri Dunkan, vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa më pas takoi zëvendës kryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska dhe minstrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
Priten takime edhe me presidentin Ivanov dhe liderët e tjerë të partive parlamentare.
Paraprakisht, është paralajmëruar se në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reforma urgjente të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe për planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe inkluziv.
Po ashtu, ministri shtetëror britanik, Dankan, në një adresim të tij me shkrim theksoi se do t’i vizitojë Maqedoninë dhe Malin e Zi, të cilat, sipas tij, janë dy vende nga Ballkani Perëndimor që janë me rëndësi kyçe për Britaninë.
Powered by WPeMatico