Turizmi është një nga sektoret ekonomik me rritje më rapide në vendin tonë, me potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendоre, dhe që njëkohesisht paraqet mundësi për krijimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës, këtë e tha sot Ministri Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë takimit me punëtorët e turizmit në Strugë.
Bekteshi gjatë vizitës së punës që zhvilloi me kryetarin e Shoqatës së Hoteleve, restoranteve dhe kafeterive të Maqedonisë – HOTAM Kërste Bllazhevski si dhe me përfaqësues të kësaj shoqate, tha se turizmi ka kohë që është pjesë e jetës moderne bashkëkohore dhe sektor i rëndësishëm i ekonomisë në vendet me potencial natyror të burimeve kulturore dhe historike.
‘Çdo herë kur udhëtojmë, për çfarëdo qoftë arsye, ne jemi pjesë e lëvizjeve globale, lëvizjeve që kanë fuqinë e zhvillimit gjithëpërfshirës, duke krijuar vende pune dhe mundësi për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme për të ardhmen tone, lëvizje që ndërton mirëkuptim të ndërsjellë dhe na ndihmon në mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore dhe kulturore’ tha ministri Bekteshi duke shtuar se Ministria e Ekonomisë si institucioni më i lartë për menaxhimin e turizmit në vend ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh me të cilat vendi po bëhet destinacion gjithnjë e më i dukshëm në hartën turistike.
Bekteshi tha se numri i turistëve që vizitojnë Maqedoninë vazhdimisht rritet.
‘Numri i turistëve vazhdimisht rritet dhe nesë vazhdojmë me këtë trend të rritjes, në vitin 2020 numri i turistëve pritet të jetë 1 milion, ndërsa numri i fjetjeve rreth 3 milion. Numri i udhëtarëve nëpër aeroportet e Shkupit dhe Ohrit është në rritje falë fluturimeve çarter dhe 33 linjave direkte drejt destinacioneve më të rëndësishme evropiane’, tha Bekteshi.
Kryetari i Shoqatës së hoteleve, restoranteve dhe kafeterive të Maqedonisë – HOTAM Kërste Bllazhevski falenderoi ministrin për gatishmërin e tij për një bashkëpunim më të fuqishëm mes ministries dhe asociacionit duke i dhënë turizmit dhe barierave që hasin ky sektor qasje më serioze.
Hotelieret me këtë rast pasi kanë njohur ministrin nga afër me problematikat që hasin në punën e tyre kanë shtruar edhe disa propozime gjegjesisht 3 lloje kërkesash me afat implementimi të shkurtë,të mesëm dhe afatgjatë.Nga problemet që kërkojn një qasje më serioze për zhvillimin e turizmit u përmendën zgjedhja e konkurences jolojale,formimi i inspektorateve turistike,ulja e dënimeve ,zgjidhja e problemeve gjatë kategorizimit të hoteleve,rregullimi i infrastrukturës nëpër qendrat turistike,problemi i ndotjes së ajrit etj.
Ministri Bekteshi u premtoi hotelierëve ngritjen e inicijativës për formimin e një komisioni me pjesmarjen e një përfaqësuesi nga ministrit prej ku varet zgjidhja e problemeve të tyre duke dashur në këtë mënyrë të kontribojë për një klimë më të mire turistike si për turistët e huaj ashtu edhe ata të vendit.