-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me
Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Vuter Plomp.
Ministri Bekteshi, njoftohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë në takimin njoftues me ambasadorin holandez vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve shumë intensiv dhe të suksesshëm, ndërsa temat kryesore që u diskutuan ishin turizmi, bujqësia dhe investimet në energjinë e
ripërtëritshme.
Bekteshi tha se Maqedonia me Holandën ka një histori të suksesshme bashkëpunimi, duke marr si shembull numrin e turistëve holandez, që sipas parashikimit me strategjinë për turizëm është
përmbushur.
Ministri Bekteshi tha se bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme, janë dy degë të ekonomisë shumë të rëndësishme për vendin tonë, dhe se shkëmbimi i përvojës holandeze do të
ndihmonte shumë.
Një lëmi tjetër për të cilën foli ministri Bekteshi ishin investimet e huaja, dhe kyçja e kompanive vendore në realizimin e këtyre investimeve, që do të krijionte një win-win situatë, përfundoi ai.
Ambasadori i Holandës Vuter Plomp, tha se në bashkëpunimin me Maqedoninë, Holanda në qendër të interesimit ka ekonominë. Ai tha se për holandezët Maqedonia ngelet një destinacion i
dëshirueshëm për ta vizituar, dhe kërkoi që të përpilohet një plan afatgjatë për rajonit e Ohrit-Strugës, pasi që numri i këtyre turistëve rritet, dhe me këtë duhet rritur edhe ai i kapaciteteve pritëse.
Dy bashkëbiseduesit, u dakorduan që bashkepunimi mes dy vendeve të thellohen në të gjitha fushat ku ka interesim për investime.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven
- Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup
- Plani ambicioz i Izraelit për një lagje të re luksoze në Gaza
- “Vatër abuzimi!”- Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Ka dyshime për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pengim të drejtësisë
- Deputetja Arbana Pasholli merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës në Washington D.C.