Ministri i Kulturës, Asaf Ademi sot u takua me përfaqësues të USAID-Maqedoni. Nga Ministria e Kulturës kumtuan se në takimin është arritur marrëveshje që të vazhdohet me aktivitetet pas letrës së nënshkruar për bashkëpunim strategjik me Projektin për pjesëmarrje qytetare të USAID-it, transmeton Medial.mk.
Në takimin u bisedua për aktivitetet në bashkëpunimin me Projektin për pjesëmarrje qytetare të USAID-it, me të cilat do të punohet në avancimin e sektorit të pavarur në kulturë, sipërmarrje në sferën e kulturës dhe në aktivitetet që do të ndërmerreshin për sigurimin e zhvillimit të barabartë në kulturë nëpër tërë vendin.