Nxënësit e klasës së parë edhe këtë vit do të mësojnë me plan programin e vjetër të paraparë për arsimin fillorë, ka njoftuar sot ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi. Nxënësit nuk do të kenë orë të shkurtuara, as më pak lëndë kurse mësidhënësve do të vazhdojnë ti paraqesin orët në mënyrë elektronike. Ademi thotë se reforma është shtyrë sepse ligji për reforma në arsimin fillorë ende nuk është përgatitur.
”Kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme ligjore, nuk duhet të ngutemi për shkak se kemi parë implementim kurse më pas bëhet shumë shpejtë ndryshime. Bëhet fjalë për ligj shumë të rëndësishme, dhe për atë duhet të gjendet një zgjidhje më e mirë, ”ka thënë Ademi gjatë pres konferencës së sotëme.
Ai tha se nga viti i ardhshëm në plan programet e arsimit të mesëm si lëndë zgjedhore do të futet dhe gjuha italiane. Po ashtu, të gjithë nxënësit dhe studentët që ndjekin mësimet e artit muzikor në institucione publike, ministria do të ua subvencionoj çdo instrument të blerë./Almakos
Arbnora Memeti