Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me deputetin dhe nënkryetarin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentit Evropian prof. Xhozef Ueidenholzer, së bashku me delegacionin e tij, ku biseduan për pikat e përbashkëta dhe për bashkëpunim në të ardhmen e afërt mes Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian.
Ademi, siç theksojnë nga Kabineti i tij, e ka njohur bashkëbiseduesin për informacionin e Strategjisë Kombëtare dhe grupet punuese që është duke i formuar, qëllimi i të cilave do të japë mundësi dhe do të hapë rrugë për bashkëpunim mes shtetit amë dhe Diasporës. Deputeti Ueidenholzer theksoi se të drejtat dhe liritë e njeriut, liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, qasja në tregun e punës si dhe aktivitetet e ndryshme janë segment i rëndësishëm, dhe se Diaspora është poashtu faktor shumë i rëndësishëm i vlerave evropiane, si dhe kulturat e ndryshme bëhen akoma më të pasura kur i përkrahim dhe veprojmë së bashku.