Ministri i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi, i cili është për vizitë
në Mbretërinë e Bashkuar, pati takime me drejtoreshën për zgjerim për Evropën Juglindore, Fiona Mekilham, me kryebashkiakun e Uondsuorth, Lesli Mekdonel, ndërsa e vizitoi edhe Litëlhamptonin, ku u takua me qytetarë të Maqedonisë të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, kumtoi kabineti i ministrit.
Në takimin me Mekilham, ministri mori mbështetje të qartë në procesin e realizimit të shumë aktiviteteve dhe zgjidhjen e problemeve në lidhje me çështjen e Diasporës, si dhe fillimin e procesit të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën.
Takimet me Mekilham dhe me Mekdonel, si dhe vizitën në Litëlhampton ministri Ademi i realizoi gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ministri Ademi duhet të takohet me ministrin “në hije” për Evropën në Partinë Laburiste, Khalid Mahmud. Më pas do të vizitojë ekspozitën e terrakotës nga Vinica në një muze në Oksford, ndërsa do të takohet me kryetarët e shoqatave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar.