Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, tha se nuk është e rëndësishme se kur do të miratohet zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë, por se duhet bërë solide dhe jo subjekt i politikës dhe partive. Zgjidhja ligjore, thotë Minçev, duhet të jetë thelbësore, cilësore, afatgjatë dhe të ketë zbatim real.
“Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori kushtetuese, e cila rrjedh nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në kuadrin e asaj zgjidhjeje të posaçme ligjore, qëndrimi im ishte që ajo të bëhej në mënyrë solide dhe të mos i nënshtrohej partive dhe politikave, sepse zgjidhje të tilla ligjore na sjellin në një situatë si zgjidhja ligjore e kaluar, e cila ishte objekt vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese”, tha ministri Minçev.
Në lidhje me këtë zgjidhje ligjore, siç nënvizoi ai, duhet të përfshihen ekspertë nga fusha e Kushtetutës. Ai theksoi se faza e dytë e zbatimit të zgjidhjes ligjore është shumë më e rëndësishme sesa periudha kohore kur do të miratohet.
“Kur të krijohet një projekt-propozim i tillë për zgjidhje ligjore, duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, për të marrë një mendim pozitiv dhe pastaj të fillojë procesi i miratimit të atij ligji”, tha Minçev.
Sipas Minçevit, kur nuk ekzistonte balancuesi, kishte një numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike sesa kur ishte.
“Ka polemikë rreth shfuqizimit të balancuesit, por të dhënat statistikore thonë si më poshtë – Nga viti 2001 deri në vitin 2015 nuk ka pasur një balancues si mjet dixhital për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike, dhe nga viti 2015 është futur dhe zgjati deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij, në vitin 2024. Është me interes të theksohet se në këtë periudhë kur nuk ekzistonte balancuesi, ka pasur një numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike sesa kur është futur – shtoi Minçev.