Rasti “Puç” nuk përfundon me vendimin politik të Katica Jenevës dhe herët ose vonë Zoran Zaev dhe Verushevski do të përgjigjen për atë që ia kanë bërë Republikës së Maqedonisë dhe për atë që janë siguruar dëshmi, tha sot në konferencën për shtyp anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Sipas tij, pas marrjes së vendimit skandaloz, politik dhe joprofesional për tërheqjen e “Puçit”, më nuk ka dilema – lëndët që i hap Katica Janeva janë të filluara me shkas të vetës, t’i ndihmohet Zoran Zaevit edhe një herë përmes politikës ta evitojë përgjegjësinë e saj penale.
“Gjithë opinioni, si dhe Katica Janeva e dinë për fajin që është kryer dhe për dëshmitë që janë mbledhur. Janeva e di se pranimi i Xvonko Kostovskit është dëshmi i pavlefshëm për rrjetin e organizuar kriminal të Zaevit dhe Verushevskit”, theksoi Milloshoski.
Janeva, vlerësoi Milloshoski e ka shkelur betimin që e ka dhënë si prokurore dhe në vend të prokurores të, siç tha, kriminelit të dyshuar Zoran Zaev, u paraqit si mbrojtëse e tij.