29 Janar 2019 / 16:13
Përplasje dhe akuza të ashpra mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në interpelancën e ngritur nga opozita kundër ministrit të punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Edhe pse miq të dikurshëm, ndaj Dimitrovit akuza pasuan edhe nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Ai tha se ministri i Jashtëm ka arritur karrierën e tij falë mbështetjes së marrë nga Nikolla Gruevski. Duke folur për përmendoret dhe historinë, deklaroi se LSDM dhe BDI të parat e kanë sjellë vendimin për vendosjen e Aleksandrit të Madh në Shesh, duke shfaqur dhe dokument. Shumica parlamentare kundërshtoi.
A e din z. Dimitrov kush e solli vendimin për ndërtimin e Aleksandrit të Madh në Shkup. Vendimi është sjellë në dhjetor të vitit 2004 nga Këshilli i qytetit të Shkupit me shumicë votash nga këshilltarët e LSDM-së dhe BDI-së, pyetni z. Ahmeti nëse nuk më besoni mua”- theksoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
ALSAT
Loading…


