4 May 2018 / 14:09
Pacientët e operuar të cilët do të lëshohen në shtëpi, tre ditët e para nga lëshimi do të kontaktohen nga punonjësit shëndetësor përmes telefonit për të marrë evidencë për gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të dhënë këshilla mjekësore. Më pas, përkatësisht deri në takimin e parë me mjekun pas operimit, ata do të kontaktohen një herë në javë nga Klinikat për të parë gjendjen shëndetësore të pacientëve. Kjo praktikë do të vendoset në të gjitha Spitalet e vendit ku kryhen ndërhyrje kirurgjike. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se një gjë e tillë vjen si pasojë e kërkesave të mëdha të pacientëve të operuar për këshilla mjekësor ndërkaq shtojnë se problemin e pritjeve të gjata për tu operuar do ta zgjidhin përmes punësimit të specializantëve. Gjatë vitit të kaluar në vend janë kryer rreth 51,000 operime.
Në ditët e para nga lëshimi në shtëpi i pacientëve, së paku nga një punonjës shëndetësor do të jetë përgjegjës në secilin repart ku ka pacientë të hospitalizuar. I kemi bërë të gjitha analizat rreth kohës së pritjes së pacientëve për operim, përmes masave të cilat i ndërmarrim sa i përket punësimit të specialistëve para së gjithash në Klinikat universitare, Klinikat dhe spitalet e përgjithshme dhe rritjen e numrit të të punësuarit besojmë se do të vijmë deri tek ulja e numrit të pacientëve të cilët periudhë të gjatë presin termin për operacion – tha Vlladimir Milloshev, Sekretar Shtetëror në ministrinë e Shëndetësisë.
Alsat-M


