Vlladimir Millçin njëri nga kritikuesit më të ashpër të VMRO-DPMNE-së, ka mbetur tejmase i dëshpëruar nga emrat e rinj për ministra të propozuar nga BDI. Në replikën që ka pasur me gazetarin Branko Gerovski, i cili ka kërkuar që të mos kritikohen ministrat e rinj, por fillimisht të shihet puna e tyre, Millçin, ka thënë se “për Bujar Osmanin edhe Sadulla Durakun nuk duhet të priten 100 ditë për të parë se nuk do të bëjnë asgjë”.
“Edhe njëri edhe tjetri mund vetëm të bëjnë dëm. Nuk ka përse të presim 100 ditë për ta parë këtë. Në kohën kur Buçkovski ka propozuar Sadulla Durakun për ministër për Bujqësi, në Komitetin Qendror të LSDM kam votuar kundër dhe kam dhënë dorëheqje nga anëtarësia. Dhe mendoj se kisha të drejtë”, ka shkruar Millçin.
Data 26.08.2026
Aktuale
- “Në 2001 me tanke, në 2026 me avionë”, BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit, e rrezikshme
- Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno – ndërtohet një park i ri motorik
- VLEN: Hodhëm gurthemelin e një lidhjeje historike, Shkupi më afër Prishtinës
- Kurti:Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë
- Mexhiti: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, sot vendosëm gurthemelin
- Arrestohet për dhunë në familje – mbylli dhe sulmoi bashkëshorten
- Bekim Rexhepi: Shkup–Bllacë nuk nis nga zero, projekti ka edhe “vulën e BDI-së”
- Bekim Qoku: Autostrada Shkup–Bllacë, projekti i kësaj dekade


