Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi në ditën e parë të detyrës si kryetare e Haraçinës vizitoi varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.
Ajo bashkë me bashkëpunëtor dhe aktivistë partiak të LSDM-së menjëherë sapo mori detyrën e re si kryetare e komunës, ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Haraçinë, duke i nderuar dhe duke vendosur kurora lulesh.
Ajo theksoi se do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve për tu përkujdesur për ta dhe fëmijët e tyre.
Zonja Halimi edhe gjatë fushatës premtoi si kandidate e LSDM-së nuk do t’i anashkalojë dëshmorët e vitit 2001.