Milani ka dërguar Luka Romeron te Almeria në formë huazimi.
Klubi spanjoll zyrtarizoi këtë të hënë marrëveshjen me “Rossonerët” dhe lojtarin.
Marrëveshja e huazimit vlen deri në fund të sezonit.
Në marrëveshjen mes palëve nuk është përfshirë ndonjë opsion blerjeje.
19-vjeçari ka lindur në Meksikë dhe është rritur në Argjentinë, më pas u transferua në Spanjë në moshë të re për akademinë e të rinjve Formentera.
Ai doli përmes sistemit të Mallorcas dhe iu bashkua Lacios për vetëm 200 mijë euro euro në verën e vitit 2021.
Pasi ajo kontratë kishte skaduar, Romero kaloi në Milan si futbollist i lirë verën e kaluar.
Me “Rossonerët” ka regjistruar vetëm pesë paraqitje këtë sezon.
Luka Romero me klubin nga Milano ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.