Ismael Bennacer ka pësuar një lëndim të rëndë dhe pritet t’i mungojë gjatë Milanit.
“Rosonerët” kanë konfirmuar se algjeriani dje iu është nënshtruar një operimi në Finlandë.
Ndërkohë që ai do të jetë jashtë fushave të blerta për katër muajt e ardhshëm.
Bennacer pësoi lëndim në ndeshjen e kombëtares së tij ndaj Guinesë Ekuatoriale sfidë kjo për kualifikimet në Kupën e Afrikës.
Algjeriani ka 171 paraqitje me Milanin që nga transferimi i tij nga Empoli në vitin 2019.