Përfaqësuesja e OSBE-së për liri të medieve Dunja Mijatoviq ka kërkuar nga autoritet në Maqedoni që të garantojnë sigurinë e gazetarit Borjan Jovanovski, i cili të enjten u sulmua në një restorant në Shkup.
“Kjo është një sjellje e papranueshme. Edhe një tentim i paturpshëm për të heshtur gazetarin e guximshëm Borjan Jovanoski. Institucionet përgjegjëse duhet të kujdesen për sigurinë e tij”, ka shkruar sot Mijatoviq në profilin e saj në rrjetin social twitter, përcjell SHENJA.
Më parë Mijatoviq ka dënuar sulmet e shpeshta ndaj gazetarëve në Shkup.
“Gazetarët duhet të punojnë punën e tyre në mjedis të lirë dhe të sigurt. Kjo është përgjegjësi e organeve kompetente të cilët duhet të kujdesen për sigurinë e tyre në çdo kohë çdovend”, ka thënë Mijatoviq pas sulmit ndaj ekipit të A1on.

