Në kundërshtim me përshtypjen e krijuar në opinion, se VMRO-DPMNE nuk e honeps BDI-në dhe kryetarin e saj Ali Ahmeti, një incizim i paraqitur në internet tregon të kundërtën. Një incizim i rikthyer në internet, tregon se ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ka mendim më të mirë për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, se sa për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili akuzohet në opinion se ëhstë i afërt me Mijallkovin.
Mirëpo ky incizim, që sjell një bisedë telefonike mes Mijallkovit dhe gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas, tregon të kundërtën. Mijallkov në minutën e gjashtë të bisedës, shpreh respekt më të madh për Ahmetin duke e vlerësuar (sipas kritereve të tij), si politikan më të mençur se Thaçi.
Incizimi është në kuadër të “bombave” të publikuara nga ana e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Në BDI nuk prononcohen lidhur me këtë incizim, për të treguar nëse respekti i Mijallkovit për liderin e tyre është edhe një dëshmi për veprimtarinë patriotike të Ali Ahmetit./lajmpress