Gjykata penale ka vendosur që të mos gjykohet ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, për lëndën “Tortura” për arrestimin e Lube Boshkovskit.
Këshilli për vlerësimin e aktpadisë e ka miratuar padinë vetëm për gjashtë policët e njësitit “alfa” që janë të akuzuar në këtë rast, kurse e ka refuzuar akuzën në pjesën që ka të bëjë me Mijallkovin, i cili ishte i akuzuari i parë, transmeton Gazeta Lajm.
Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe gjykata edhe PSP. Nga PSP kanë paralajmëruar se do të përgatisin ankesë kundër këtij vendimi.