Me një orë e 15 minuta vonesë, ish-drejtori i UBK-së, Saso Mijalkov i soll nga paraburgimi “Shutkë” për në Gjykatën Penale ku gjykohet për lëndën “Titanikut 2”.
Sjellja e ish shefit të DSK-së ishte vonuar sepse të shtunën Mijalkovit ju caktuab edhe 30 ditë paraburgim për rastin “Imperia” ndërsa sot në burg është dërguar urdhëri që Mijalkov të sillet në Gjykatë.
Mijalkov, si javën e kaluar ashtu dhe sot u sollën me një furgon për të dënuar, të shoqëruar nga tre automjete policore të mbushura me policë nga forcat speciale.
Në sallën e gjyqit, megjithatë, sot ai nuk i ka truprojat e tij.
Në seancën e sotme për rastin “Titanik 2”, pritet që dëshmitarët të japin dëshmitë e tyre.