Politologu Zenel Miftari, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të shqiptarëve në Kërçovë, duke thënë se ky qytet duhet të qeveriset nga një koalicion shqiptar ose nga një kryetar komune shqiptar.
“Mendoj se aktualisht po ndodh një mobilizim shumë i madh, sidomos me ardhjen e mërgatës në Kërçovë. Mendimi im është se në Kërçovë duhet të ketë një mobilizim të përgjithshëm, sepse ky qytet duhet të ruhet, është një nga qytetet më të mëdha në vend dhe duhet të qeveriset nga një koalicion shqiptar ose nga një kryetar shqiptar,” deklaroi Miftari.
Ai shtoi se Kërçova është konsideruar një fitore e rëndësishme e shqiptarëve që nga procesi i decentralizimit dhe, për këtë arsye, duhet të mbrohet “me çdo kusht”. /SHENJA/


