Partia “Maqedonia e Vetme” akuzoi Prokurorinë Publike Speciale se qëllimisht nuk po merr në shqyrtim lëndën, siç thonë, të falsifikimit gjatë regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vitin 2002.
Nënkryetari i partisë, Stefan Vllahov Micov në konferencë për media tha se kryeprokurorja speciale Katica Janeva hapi rastin “ Regjistrimi”, ku hetohen ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, për ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 me çka kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për tre milion euro. /GazetaExpress/
Por, nga partia “Maqedoni e Vetme” thonë se më e rëndësishme është që PPS-ja të hapë hetime, që sipas tyre kanë manipuluar me shifrat duke nxjerrë popullsinë e etnitetit shqiptar me 25,17%.