Kryetari i “Nea Demokratia”, Kirijakos Micotakis ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mund t’i përkeqësoj marrëdhëniet mes dy popujve.
“Paralelisht, çdo vit kemi rreth tre milionë turist që vinë tek ne nga vendi fqinjë. Kjo tregon se edhe përskaj kontestit të pazgjidhur 25 vjeçar, krizës 10 vjeçare në Greqi, problemet teknike dhe administrative, marrëdhëniet tona mbetën të afërta. Tani, ekziston rreziku të prishen, ngase kjo marrëveshje në vend të zgjidh problemet, mund të helmon marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka thënë Micotakis.
Micotakis ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk do ta votoj marrëveshjen sepse vlerëson se marrëveshja është e dëmshme.
“Greqia meriton qeveri më të mirë. Ata kanë bërë shumë gjëra të këqija për vendin. Tani i ofendojnë ndjenjat patriotike të grekëve. Është koha për zgjedhje, është koha të largohen”, ka thënë Micotakis.
Data 10.09.2025
Aktuale
- Bajram Rexhepi u takua me banorët e Gajres
- Po lahej në det, mbytet aksidentalisht 16-vjeçari
- SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim Erion Veliajn, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Nuk provohet asnjë abuzim me detyrën
- BIRN: SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK
- Humb jetën një 16-vjeçar, u rrokullis me traktor
- Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e arrestit, kërkon zbutjen e vendimit
- (VIDEO) Osmani dhe Mexhiti me shumë premtime për Çairin
- Pllaka përkujtimore për çetnikun serb Vuk, reagon Arbër Ademi: VLEN si degë e VMRO-së pjesë e projektit antishqiptar