Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, ka pohuar se Maqedoni nuk po funksionon demokracia dhe shteti demokratik dhe kjo sipas tij për shkak arrestimeve të disa të dyshuarve, duke i shkelë procedurat ligjore, njofton Medial.mk.
“Ne si grup parlamentar kemi vendosur të mos marrim pjesë në punën e Kuvendit, përderisa në institucionet e shtetit nuk vendoset rregull dhe të zbatohen procedura ligjore. Ne kemi reagimet tona rreth mënyrës së arrestimit të disa funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, por edhe të deputetëve tanë. Por këtu ka ndërhy edhe puna e Kuvendit të cilët marrin imunitetin e disa deputetëve tanë të cilët janë në paraburgim”, tha Mickoski, lider i VMRO-së.
Ai po ashtu në pyetjet e gazetarëve pohoi se VMRO-DPMNE është e konsoliduar dhe e organizuar që kështu ta vazhdojnë betejën politike, me parti të cilat janë të kapur nga shteti, informon Medial.mk.