VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese për ndryshim të emrit të Maqedonisë në rast se Shkupi dhe Athinë arrijnë një marrëveshje përfundimtare për propozimin e ri. Kreu i saj Hristijan Mickoski nuk deshi të komentojë propozimin I cili sot ishte në tavolinë, duke shtuar se për atë do të diskutojnë në organet e partisë.
VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin e përsëritur disa herë në të kaluarën se nuk do të mbështesë ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Procesi në tërësi është udhëhequr në fshehtësi dhe me ekzibicione, u rrezikuan pozitat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë. Rruga deri te qëllimi është i qartë, integrim në BE dhe NATO, por trajektorja është e ndryshme. Sot për herë të parë u njoftuam me propozimin të cilin Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov e kanë pranuar. Ai do të prezantohet para organeve të partisë dhe më tej partia në kohë do të informojë opinionin – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.