Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ai përmes një konference për media, e ftoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski në një takim të përbashkët, për të dakorduar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Ai tha se, ky do të ishte vendimi më i mirë për “gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet vendi”.
Shefi i opozitës maqedonase i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj për të realizuar takimin, në të kundërtën paralajmëroi se “do të pasojnë veprime serioze që nuk janë ndërmarrë deri tani”.
Në pergjigjen e tij, Kovaçevski ka refuzuar në mënyrë decide kërkesën për takim, por ka theksuar se nuk pranon “shantazhe”.
“Kjo është hera e dytë që Mickovski mundohet të më shantazhojë, e dihet shumë mirë si kaloi herën e parë”, thot mes tjerash Kovacevski në përgjigjen e tij përmes rrjeteve sociale.
“Si qeveri kemi punë të përgjegjshme e ajo është përballja me krizën më të madhe ekonomike pas luftës së Dytë Botërore. Nuk na nevojiten as takime për zgjedhje, e as zgjedhje të parakohshme, por sjellje e përgjegjshme e partive”, shton Kovaçevski.