Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, Presidenti Gjorge Ivanov dhe udhëheqësit e VMRO-DPMNE dhe BDI, Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmeti, së bashku do të diskutojnë kornizën fillestare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të propozuar nga ndërmjetësi Matthew Nimetz nesër(e shtunë), njofton Almakos.
Siç njofton Ministria e Jashtme (MPJ), takimi do të mbahet në Klubin e deputetëve, dhe është planifikuar të fillojë vonë në mesditë në orën 18:00.
Ky takim vjen pas raundit të fundit të negociatave që u mbajt më 17 janar në Nju Jork, ku Nimetz dha një kornizë fillestare për një zgjidhje të mundshme, ndërkaq takimi i udhëheqjes shtetërore dhe udhëheqësve politikë vjen me iniciativën e MPJ-së.
Qeveria tashmë e ka informuar se ata rishikojnë dhe analizojnë propozimet e ndërmjetësuesit, dhe pas takimit të nesërm, Nimici duhet të vijë në Shkup.
“Qeveria tashmë e ka filluar procesin e analizës dhe koordinimit rreth kornizës së fundit të ndërmjetësuesin Metju Nimic. Presim që të ndërtojmë një konsensus të gjerë kombëtar. Kabineti i ministrit të punëve të jashtme është në koordinim me Kabinetin e Presidentit Ivanov, për ta organizuar takimin në të cilin do të marrin pjesë më shumë subjekte politike dhe në të cilin do të bisedohet rreth kësaj kornize”, u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së RM-së.
Burime diplomatike thonë se ndërmjetësuesi Metju Nimic në Shkup do të arrijë më 31 janar, kur do të marrë qëndrim në lidhje me propozimin e tij. Në takimin e fundit në Nju Jork, ndërmjetësuesi shprehi optimizëm./Almakos

