Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media deklaroi se kriza në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar krizë sidomos në sektorin e energjetikës.
Mickoksi tha se kjo Qeveri nuk pret që kriza të na shkel por vepron, raporton SHENJA.
“Më parë miratuam vendim për uljen e TVSH-së, nga 18 në 10% me çka penguam shok të madh të çmimeve. Maqedonia paguan naftën më të lirë në rajon, por analizat tona flasin se duhet përsëri të reagojmë. Për këtë shkak sot patëm seancë të jashtëzakonshme ku sollëm disa vendime”, tha Mickoski.
Mickoski tha se kanë sjellë vendim që të ulen akcizat për dizelin për katër denarë ndërsa për benzinat për dy denarë për litër.
“Me çka në mënyrë dramatike do të ndjehet tek çmimet e benzinat dhe dizelit me çka dëshmojmë se po luftojmë për të ruajtur standardin e qytetarëve”, tha Mickoski.
Sipas tij nëse nuk do ndodhte kjo ulje, një litër dizel do të kushtonte përafërsisht 102 denarë, ose më shumë, ndërsa benzina do të ishte më shtrenjtë për 1.5 ose 2 denarë.
Mickoski tha se kanë biseduar edhe me OKTË-n, të cilët lirimin e tyre do ta vazhdojnë deri në përfundimin e krizës.
Data 05.04.2026
Aktuale
- SpaceX: Rruga drejt një vlerësimi prej 1 trilion dollarësh
- Denion Meidani: Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm, jo për politikë ditore
- Mickoski për protestën e studentëve: Po punojmë për të gjetur zgjidhje, mos të lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike që jeton në shekullin e kaluar
- Abedin Ismaili në mbështetje të studentëve: Më shumë parim, më pak hipokrizi
- MPB: Janë privuar nga liria katër persona për dhunë në familje
- Aksident i rëndë në aksin Fier–Shegan, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
- Mickoski: Ulet akciza për dizelin dhe benzinat, kjo Qeveri nuk pret që kriza të na shkel po vepron
- I shpallur në kërkim prej më shumë se një viti, arrestohet i riu që qëlloi me armë drejt një 42-vjeçari


