Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.
Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.
“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski./ Alsat.mk