Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në Londër është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Takim miqësor me Aleksandar Vuçiqin, president të Serbisë në Londër në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë faktor kyç për prosperitet dhe zhvillim të vendeve të Ballkanit dhe në këtë kontekst jemi dakorduar periudhën e ardhshme që vazhdojmë me komunikimin e mirë mes dy vendeve. Ekonomia dhe shkëmbimi tregtar, si dhe thellimi i lidhjes infrastrukturore mes Maqedonisë dhe Serbisë duhet të jenë faktor i rëndësishëm drejt zhvillimit të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Mickoskit, përcjell SHENJA.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
- Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Kurti me thirrje për zgjedhjen e presidentit: Do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje
- MPB: Gjatë kontrollit në trafik janë arrestuar 13 persona
- Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë muslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Ndizet protesta në Tiranë/ Qytetarët bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë pranë gjimnazit “Qemal Stafa” (VIDEO)




