Në raste kur plagët nuk janë shëruar nga asnjëri në lidhje me atë që ka ndodhur në klinikën e Onkologjisë, vinë një tjetër afera ku një vajzë jep tender babait së saj, tender i cili është i vlefshëm prej tre milion euro.
Kështu tha kryetari i partisë OBRM-PDUKM -së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Ilindenit duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për aferën lidhur me klinikën e Hematologjisë, ku drejtoresha, Irina Panovska, e cila i ka dhënë tender për shitblerjen e barnave babit të saj.
Mickoski theksoi se një gjë e tillë po ndodh me vite të tëra, ndoshta edhe dekada dhe për këtë shtëpitë shëndetësore janë në këtë gjendje, ai theksoi se qeveria e ardhshme e OBRM- PDUKM do të hetojë seriozisht të gjitha dyshimet për krim dhe kushdo që ka kryer një krim do të mbajë përgjegjësi.
closevolume_off
“Përsëri po ju them se nga kjo qeveri nuk pres asgjë, në qeverisjen e ardhshme të OBRM- PDUKM-së me qëllime serioze do të hulumtojmë krimet nga të gjithë format e mundshme, nëse është familjar, a është ndokush që dëshiron të amnistojnë nëpërmjet këtij ligji të ri për amnisti krimin politik të gjeneruar nga ata në qeveri”, tha Mickoski.