Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media bëri të ditur se po vendoset faturë elektronike, transmeton TV21. Sipas Mickoskit me këtë u jepet fund kompanive fantome.
“Në përgjithësi, mund të përmbledh se kjo faturë elektronike, si procedurë, do të thotë që të mos ketë më kompani fantome që do të vjedhin 90, 100, 200, 300 milionë euro nga Buxheti dhe nga ju, qytetarët, nëse zbatohet mirë dhe punohet siç duhet – për çka nuk kam dyshim. Prandaj, për ta kuptuar më qartë këtë, mundësia që të na ndodhin kompani fantome që do të marrin kthim të TVSH-së dhe që brenda natës do të transferohen te persona fantomë, me këtë mënyrë funksionimi do të jetë e vështirë ose pothuajse e pamundur,” – deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Mes tjerash, Mickoski potencoi se ky proces ka filluar që nga viti 2015, por siç tha vazhdimisht është shtyrë. ‘Kick-off’-i i parë me kompaninë e softuerit për zbatimin, do të nisë më 1 korrik.
“Unë kam një kujtesë që diku aty rreth vitit 2015 filloi ky proces – për arsye për ne të paqarta, ai ishte vazhdimisht, si të them, shtyrë. Por e kuptuam pas disa proceseve që i zbuluam dhe i hapëm gjatë kësaj periudhe të fundit, pse ishte shtyrë. Ja, më në fund sot, pas më shumë se 10 vjetësh, po merr një fillim. Dhe nga ajo që na u prezantua në brifingun para kësaj konference për shtyp, ‘kick-off’-i i parë, pra fillimi me kompaninë e softuerit për zbatimin, do të nisë më 1 korrik” – tha Mickoski.