Në shembullin e qeverive të mëparshme, edhe kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë këshilltarët e tij të jashtëm, të cilët do të paguhen me kohë të pjesshme.
Sipas portalit Faktor, pjesë e këshilltarëve do të jenë edhe profesorët nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, Aleksandar Spasenovski dhe Llazar Jovevski.
Spasenovski është profesor i së drejtës kushtetuese dhe ish-deputet, i cili e ka konfirmuar vetë informacionin.
Jovevski, si profesor i së drejtës së punës, ishte këshilltar i Mickoskit si bashkëpunëtor strategjik brenda VMRO-DPMNE.
Për momentin nuk dihet se cila do të jetë lista e këshilltarëve dhe e vetmja përgjigje nga Qeveria është se ekipi është ende në kompletim dhe se kur të kompletohet do të bëhet e ditur për opinionin.(INA)